Bota

Macron refuzon të bëjë testin për COVID-19 në Rusi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka refuzuar të bëjë testin rus për COVID-19 para takimit që ka zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin.

Testimi ka kërkuar protokolle shëndetësore që kanë qenë të papranueshme dhe ato nuk janë përshtatur me orarin e liderit të Francës, raporton BBC.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia e kupton pozicionin francez dhe kjo gjë nuk ka ndikuar në bisedime.

Ky njoftim vjen pas raportimeve se Macron ka refuzuar të kryejë testet PCR, pas shqetësimeve se rusët mund ta kenë mostra të ADN-së së tij.

Liderët janë parë nëpër fotografi duke mbajtur takime në distancë fizike.

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Ata nuk kanë shtrëngua duart dhe janë ulur në tavolinën katër metra të gjatë.

Disa vëzhgues kanë pyetur nëse Putin është duke e përdorur atë situatë për të dërguar mesazh diplomatik.

Mirëpo një burim diplomatik francez ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se Macronit i është thënë të vendosë nëse do të pranojë testin rus PCR për të qenë më afër Putinit, apo në të kundërtën duhet të zbatojë rregullat e distancimit fizik.

“Ne e kemi ditur shumë mirë se ajo ka nënkuptuar se nuk do të ketë shtrëngim duarsh dhe tavolinë të gjatë. Mirëpo ne nuk mund të pranonim që ata të kenë në duar ADN-në e presidentit”, ka thënë një burim për Reuters.

Lexo më shumë  Presidentja meksikane, Sheinbaum i reagon Trumpit: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Ky burim nuk ka dhënë hollësi sesi mund ta shfrytëzojnë shërbimet ruse të inteligjencës mostrat e ADN-së së Macronit.

Përgjatë takimit, Macron dhe Putin kanë biseduar pesë orë për tensionet rreth Ukrainës.

Shtetet e Perëndimit kanë thënë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, mirëpo Rusia mohon se ka plane të tilla, ndonëse ka mbledhur 100,000 trupa në kufirin afër Ukrainës.

Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *