Lajme

Ushqimet që u rritën, kryesojnë zarzavatet, frutat, buka dhe mishi

Rritja e çmimeve që po rëndon buxhetet familjare është reflektuar kryesisht tek ushqimet dhe karburantet. Të dhënat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se muajin e kaluar grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 6.7 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Brenda këtij grupi, rritjen më të ndjeshme e kanë pësuar zarzavatet me 17%; pasuar nga frutat me 8.5%; buka me 6%; veza me 3%, po 3% është rritur qumështi dhe djathi, ndërsa mishi me 3.1%. Këto janë vetëm disa nga ushqimet bazë që janë shtrenjtuar dhe që duhen konsumuar normalisht nga një familje.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Përsa i përket transportit, rritja e çmimeve në këtë grup ka qenë 9%, duke shtuar presionin mbi të ardhurat mujore të shqiptarëve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, një familje shpenzon mesatarisht 41% të buxhetit të saj mujor për ushqim. Për familjet me të ardhura të pakta apo ato me ndihmë ekonomike kjo peshë shkon deri në 70% të totalit të të ardhurave.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Rritja e ndjeshme e produkteve bazë ushqimore i shton ndjeshëm shpenzimet për t’u ushqyer. Të shumtë janë ata që sot gjenden përballë dy mundësive: të konsumojnë më pak se të heqin dorë nga një pjesë e ushqimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *