Sport

Shaqiri debuton te Chicago ndaj Orlandos

Xherdan Shaqiri do të debutojë te Chicago Fire në muajin e ardhshëm. Ishte ekipi nga MLS-ja, që ka njoftuar për datën e debutimit të Shaqirit, të cilin e zyrtarizoi ditë më parë pas transferimit nga skuadra e Lyonit.

Në njoftimin e klubit amerikan thuhet se Shaqiri do ta bëjë debutimin në ndeshjen që Chicago e luan në shtëpi kundër skuadrës së Orlandës më 6 mars. Kjo ndeshje do t’i takojë xhiros së dytë të sezonit 2022 në MLS pasi në të parën, Chicago luan në udhëtim më 27 shkurt kundër skuadrës Inter Miami.

30-vjeçari Shaqiri që i kushtoi Chicagos shtatë milionë euro ka firmosur kontratë deri në fund të vitit 2024. Ai ende nuk është bashkuar me ekipin e ri pasi është në pritje të procedurës së lëshimit të vizës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *