Bota

Shtohen ushtarët amerikanë në Rumani

Numri i ushtarëve amerikanë të vendosur në Rumani shkoi në 1900. 1000 trupa amerikane zbarkuan në Bukuresht në mesin e tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi Rumaninë për të mirëpritur trupat amerikane në Konstancë, së bashku me presidentin rumun, Klaus Iohannis.

Qindra ushtarë amerikanë kanë mbërritur tashmë në bazën e tyre të re, të tjerë janë ende duke ardhur. Të gjithë vijnë nga Gjermania.

Lexo më shumë  Macroni i përgjigjet Trumpit: Franca nuk u konsultua për nisjen e ofensivës ushtarake në Lindjen e Mesme

Rumania, anëtare e NATO-s nga viti 2004, ndan më shumë se 600 kilometra kufi me Ukrainën.

Një javë më parë, 1700 ushtarë amerikanë mbërritën në Poloni, një tjetër vend i NATO-s që ndan kufirin me Ukrainën. Rumania dhe Polonia kanë mburojën raketore amerikane të instaluar në Evropën Qendrore dhe Lindore, një sistem që Rusia e konsideron një kërcënim.

Lexo më shumë  BE paralajmëron: Ndërprerje të zgjatura në tregjet e energjisë shkaku lufta në Iran

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *