Bota

(Video) Britania paralajmëron sërish Putinin: Mos e pushtoni Ukrainën, po gaboni!

Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast të pushimit të Ukrainës.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, se askush nuk do të fitonte nga pushtimi agresiv i një shteti sovran. Ai tha po ashtu se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalshme”.

“Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së.

Lexo më shumë  Qeveria serbe emëroi të enjten politikanin francez i cili ka shtetësi të Serbisë, Arnaud Gouillon si kreun e Zyrës së Serbisë për Diplomacinë Publike dhe Kulturore

“Rusët janë duke rritur akoma numrin e trupave. Ata po planifikojnë të fillojnë një stërvitje strategjike bërthamore së shpejti”, tha Wallace.

Wallace tha të enjten më 10 shkurt se Britania mund të dërgojë trupa të tjera për të ndihmuar në mbështetjen e aleatëve të saj në Evropën Lindore dhe Jugore nëse kërkohet.

Ndërkohë, Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake që pritet të zgjasin 10 ditë./REL

Lexo më shumë  SHBA i ofron 10 gjeneratorë Ukrainës për të mbështetur gjashtë ndërmarrje bujqësore
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *