KryesoreLajme

Inceneratori i Tiranës/ KLSH: Bashkisë iu dyfishuan shpenzimet për pastrimin, u paguan 26.5 milionë euro në tre vjet

Një raport i fundit paraprak i Kontrollit të lartë të Shtetit (KLSH) për inceneratorin e Tiranës ka gjetur një sërë problematikash me këtë koncesion, që nga mungesat dhe paqartësitë në lidhje me propozimin paraprak të projektit, te mosllogaritja e saktë e kostove për Bashkinë e Tiranës deri te keqorientimi i politikave për reduktimin e mbetjeve, duke mos qenë në linjë me objektivat kombëtare dhe europianë, pasi është kaluar direkt te incenerimi, kur duhet t’i kushtohej rëndësi ndarjes në burim dhe riciklimit.

Ndërkohë KLSH ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga viti 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, thekson KLSH, Bashkia Tirane dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri me sot.

Procedura konkurruese për dhënien e këtij projekti me koncension nuk është kryer në përputhje me parimet e transparences dhe përcaktimet ligjore. Janë shkaktuar vonesa të konsiderueshme ne afatin e fillimit dhe vijimit te punimeve te projektit, si pasoje e veprimeve dhe mos veprimeve si dhe shmangies nga detyrimet e përcaktuara ne kontrate si nga Autoriteti Kontraktues (AK) ashtu edhe nga Koncensionari”, thuhet në raportin e KLSH.

KLSH thekson se “për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”

Subjekt i auditimit ishin Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si ish-Autoritet Kontraktor qe ka zhvilluar proceduren e prokurimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si Autoriteti Kontraktues aktual dhe Bashkinë e Tiranës, si palë në vlerësimet paraprake dhe përdoruese të kësaj vepre. Periudha nën auditim ka përfshirë vitet 2017 – 2020, te cilat përkojnë me kohen e studimit të koncesionit dhe lidhjes së kontratës e në vazhdim.

Qe nga viti 2017, landfilli i Sharrës menaxhohet nga një shoqëri private, përfituese e koncesionit me propozim të pakërkuar “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese”. Deri më tani, në kuadër të këtij investimi është realizuar rehabilitimi i impiantit ekzistues, ndërsa sipas grafikut të punimeve ndërtimi i impiantit të incenerimit të mbetjeve është ende në proces. Ky është inceneratori i tretë i ndërtuar në vendin tone, krahas atij të Elbasanit dhe të Fierit.

KLSH thekson se Kostot kapitale për inceneratorët e rinj, si dhe funksionimi, mirëmbajtja dhe operimi në mënyrën e duhur të këtyre pajisjeve, nuk janë investim i vogël për qeveritë. Ata kushtojnë shumë për tu ndërtuar dhe për tu operuar, krahasuar me format e tjera të menaxhimit të mbetjeve.

Fillimisht Ministria e Financave theksonte në relacionet e saj se “vetë procedura koncesionare nuk do të ketë efekte shtese në buxhetin e shtetit pas kemi të bëjmë terësisht me nje investim privat”. Krahas kësaj Ministria parashtronte edhe se investitori kishte kapitalet e mjaftueshme cash, për të mbuluar të gjithë investimin, megjithatë nuk konstatohet ndonjë dokument provues në lidhje me këtë, vëren KLSH.

Pse u pranua një një projekt që nuk e përballonte dot buxheti

KLSH ka analizuar procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Tiranës, ku ka hasur parregullsi dhe mungesë të analizës së qartë të kostove dhe përfitimeve dhe angazhimeve financiare me të cilat do të përballej buxheti. Ndërsa fillimisht u tha se nuk do të ketë efekte në buxhetin e shtetit, rezultoi ndryshe.

Sipas raportit të KLSH-së, Projekti koncensionar/PPP i paraqitur nuk rezulton i planifikuar brenda tavaneve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Mjedisit, parakusht i vendosur në nenin 22 te VKM-se m.575/2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncension ppp”, me qëllim procedimin e mëtejshmen për miratimin paraprak te projektit.

Kjo pasi konstatohet se në studimin e fizibilitetit parashikohet që pagesa totale për një kohëzgjatje të projektit prej 30 vjetësh e mbulohet përkatësisht nga: Qeveria Shqiptare në masën 130,883,750 Euro pa TVSH Nga buxheti i bashkive në masen 91,784,500 Euro pa TVSH, për te cilat nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar në lidhje me marrjen përsipër të këtij angazhimi buxhetor.

Në këtë kontekst, referuar ne relacionin shoqërues të projektaktit në paragrafin e fundit te pikës IX MM shprehet se: “Vetë procedura koncesionare nëse do të ketë një ofertues fitues dhe një kontrate të lidhur, nuk do të ketë efekte shtese në buxhetin e shtetit, pasi kemi të bëjmë tërësisht me një investim privat, madje buxhetit të shtetit do t’i shtohet vlera e Fee koncesionare që do të detyrohet të paguajë subjekti”.

Lexo më shumë  Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojnë për rinovimin e plotë të stadiumit

Në lidhje me projektimin e investimit jashtë tavaneve buxhetore të miratuara të MM, sqarohet se meqenese bashkitë e qarkut Tiranë, si aio e Vorës, Kavaiës Kamzës nuk disponoinë të ardhura të mjaftueshme, për përballimin e kostove të depozitimit të mbetjeve në impiant, propozohet që këto institucione të mbështeten nga Qeveria Qendrore, ku Bashkia e Tiranes do të marrë përsipër të mbulojë kostot e depozitimit për minimumi 700 ton/dite.

Po në këtë shkresë sqarohet se skenari bazë i operimit citohet se është 700 ton/dite dhe skenari pesimist është 550-650 ton/ditë, informacion ky i cili ndryshon nga çfarë paraqitej në studimin e fizibilitetit për skenarin bazë prej 550-800 ton/ditë.

Bashkia Tiranë për vitin e pare do marrë përsipër të financojë 1,000,000 Euro = me 34,365 ton/ditë mbetje dhe diferencën do e përballojë me vlerat financiare nga buxheti i vetë dhe Qeveria Qendrore.

Nga analiza e të dhënave, KLSH ka konkludoi se mungesa e vendimmarrjes së Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në cilësinë e vlerësuesit dhe miratuesit paaraprakish te të gjitha projekteve koncesionare dhe të partneritetit publik privat (PPP), nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale, ne propozimin e opera tori ekonomik “Integrated Energy B. V” shpk, për incineratorin e Tiranës, shpreh në mënyrë eksplicite papërballueshmë inë dhe/ose paqëndrueshmërinë si edhe ndërmarrjen e angazhimeve publike që rrezikojnë në mënyrë të konsiderueshme përballueshmërinë dhe efektivitetin e projektit.

Bashkisë Tiranë iu dyfishuan kosto për pastrim pas inceneratorit, paguhet kur nuk merret shërbimi

Në mënyrë eksplicite grupi i auditimit ka gjeneruar të dhënat mbi shpenzimet e Bashkisë Tiranë për landfillin e Sharrës, objekt i projektit te investimit i cili është në fokus të këtij auditimi.

Këto shpenzime paraqiten në trend te ndjeshëm rritës, ku vetëm për vitet 2017 dhe 2018 shpenzimet janë përballuar vetëm nga të ardhurat e veta të bashkisë dhe për vitet 2019 dhe 2020, ky program buxhetor është mbështetur nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtezuara.

Konkretisht, nga një vlerësim financiar prej 15,000,000 leke për vitin 2015 deri në 1,080,000,000 leke për vitin 2020, ku peshën kryesore e zë Transferta e Kushtëzuar për realizimin e shpenzimeve që lidhen me tarifën koncesionare për sasi mbetjesh të depozituara në landfill, referuar kjo detyrimeve kontraktuale.

KLSH konstaton se vihet re qartësisht se, shpenzimet buxhetore të Bashkisë Tiranë në momentin e nënshkrimit të kontratës koncesionare për “Ndertim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V shpk”, janë dyfishuar jo vetëm krahasuar me periudhën 2015-2017, por kanë rënduar buxhetin e shtetit (për aq kohë sa rimbursohet ende nga MIE) me 2-fishin e vlerës për vitet 2018-2020.

Kjo ka ardhur si shkak i tarifës koncesionare të depozitimit te mbetjeve urbane prej 29 Euro/ ton mbetje urbane, për të cilën subjektet e përfshira në auditim nuk kanë vendosur në dispozicion asnjë evidencë për negocimin paraprak të saj me operatorin ekonomik koncesionar.

Burimi: KLSH

KLSH konstaton se “kontratat e operatorëve ekonomikë për pastrimin e qytetit ne vitet 2015-2017 janë kontraktuar për këtë shërbim si edhe për depozitimin ne landfill me një vlerë mesatare vjetore prej 1, 160,282,032 leke, ndërkohë që për vitet 2018-2020 ndërsa është rritur kosto mesatare vjetore e pastrimit ne 1,288,727,885 lekë kësaj vlere i shtohet edhe kosto e tarifës koncesionare prej 3 ,234, 124, 798 lekë, duke shkuar ne shpenzime mesatare për 2018-2020 në 2,366,769,485 lekë.

Nëse do të shpreheshim për një vit kalendarik, nga të dhënat e tabelës 7 vihet re qartësisht se për vitin 2020 nga shpenzimet buxhetore prej 1,288,727,886 leke nëse do të operohej si më herët vetëm me kontratat e pastrimit, aktualisht duke përfshirë tarifën e koncesionit, buxheti rendohet dhe shkon në 2,568,727,886 lekë.

Vlerë kjo e cila rëndon edhe me tepër për taksapaguesit, konkretisht 2-fishi i shumes financiare, të cilët janë duke paguar sot për shërbimin e incenerimit të mbetjeve urbane, ndërkohë që vetë procesi i incinerimit do të zhvillohet në një periudhë më vonë, sepse Inceneratori si objekt industrial ende nuk është ndërtuar”.

KLSH thekson se për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncensionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim;

Lexo më shumë  U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve që shfaqën targat “Kosova është Serbi”

Ne planin e biznesit përcaktohet se kosto e projektit do të përballohet në vlerë të plotë nga kapitali i shoqërisë dhe nga burimet e brendshme të saj, pa pasur nevojë që të merret një kredi bankare. Ndërkohe Koncensionari Integrated Energy ka kërkuar financim nëpërmjet dy kontratave Kredie Afatgjate dhe Afatmesme për vijimin e projektit;

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ne fazën e studim-fizibilitetit nuk ka negociuar me palën koncesionare tarifën që rendon mbi buxhetin e Bashkisë Tirane dhe më pas në bashkitë e tjera të Qarkut të Tiranës. Kjo tarifë e paguar për 2018-2020 Ilogaritet në vlerën prej 3,234,124,798 lekë, e cila ka dyfishuar shpenzimet e Bashkisë Tirane dhe MIE si transferues i Transfertës të Pakushtëzuar, për zërin e pastrimit të qytetit.

Prej vitit 2018 deri aktualisht, Bashkia Tirane dhe MIE janë duke paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende te pakryer, duke qene se incineratori ende nuk është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urbane. Pavarësisht kostos së pastrimit të qytetit të Tiranës prej 3,866, 183,658 leke për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incenerimi i tyre ka shtuar koston për buxhetin e shtetit edhe me 3,234, 124,798 lekë të tjera për një shërbim ende të pa ekzekutuar finalisht.

KLSH rekomandon që Autoriteti Kontraktues, Bashkia Tirane dhe Koncensionari të marrin masa për diskutimin dhe arritjen e një marrëveshje lidhur me tarifën që duhet të paguaj Bashkia Tirane në situatën aktuale kur mbetjet e depozituara nuk po trajtohen plotësisht, deri në momentin që impianti i trajtimit do te jetë gati për të ofruar shërbimin e plotë.

KLSH paralajmëron se mungesa e dakordësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tirane përveç Bashkisë Tiranë, provokon në të ardhmen kosto financiare për këto bashki, mospërfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungese efektiviteti për realizimin e projektit të Incineratorit të Tiranës, Mos dakordësimi i tarifës prej 29 euro/ton së depozitimit në landfill, ka dyfishuar shpenzimet e Bashkisë Tirane dhe MIE si transferues i Transfertës të Pakushtëzuar, për zërin e pastrimit te qytetit.

Incenaratori duhet të ishte zgjidhja e fundit për mbetjet, por u bë e para

KLSH në raport i kushton vëmendje edhe faktin që inceneratorët janë parë si zgjidhje parësore për trajtimin e mbetjeve, kur në fakt duhet të ishin të fundit, pas ndarjes në burim dhe riciklimit, ndërkohë që inceneratorët janë burim ndotjeje. Për reduktimin e mbetjeve direktivat propozojnë: 1.Parandalimin; 2.përgatitja për ripërdorim; 3.Riciklimi,; 4. Rikuperimi; 5.Asgjësimi. parakush i këtyre është grumbullimi i diferencuar i mbetjeve.

Sipas raportit, referuar Strategjisë Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve, objektivat kryesorë të saj lidhen me parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbetjeve, me kushtin primar të ndarjes së tyre në burim. Megjithatë, problemi me menaxhimin e mbetjeve në vendin tonë nuk Iidhet me ekzistencën e kuadrit ligjor e rregullator, por me zbatimin e tij, pasi mos zbatimi i ketij kuadri është edhe arsyeja e zhvillimit të këtij auditimi, duke mane parasysh fenomenin e përsëritur të ngritjes së Inicineratoreve në vendin tone, si zgjidhjen parësore në menaxhimin e mbetjeve, duke anashkaluar çdo përcaktim ligjor, apo dhe hierarkinë e menaxhimit te mbetjeve.

Hierarkia e menaxhimit te mbetjeve, e cila është edhe në përputhje me Direktivat e BE, e thekson në mënyrë të qarte faktin që asgjësirni është mënyra e fundit për t’u përdorur, dhe mund të përdoret vetëm në rastet kur mënyrat e tjera të hierarkisë nuk mund të jenë të zbatueshme.

Asgjësimi është faza me pak e dëshirueshme e hierarkisë së menaxhimit të mbetjeve për arsye se nëpërmjet asgjësimit humbasin vlerat e materialeve. Kjo hierarki duhet të reflektohet në vendimin për investimet që duhet të bëhen, Investimet në landfillet e reja (e cila është faza e fundit e hierarkise) duhet të bëhen vetëm pasi jane bere investimet për fazat qe ndodhen në fillim të listës së hierarkisë, sic; janë infrastruktura e grumbullimit të ndarë të mbetjeve, ripërdorimi, riciklimi dhe rikuperimi. Kjo gjë bën të mundur që investimet e reja në landfill të reflektojnë nevojat reale aktuale të vendit, te cilat do të jenë shurnë të ulëta në të ardhmen si rrjedhoje e zbatimit dhe detyrimit te fazave të para të hierarkise.

Përfitimi i energjisë përmes incenerimit apo landfillet janë opsionet më pak të preferueshme për mbetjet. Organizata Botërore e Shëndetit vlerëson se gjatë djegies çlirohen dioksina qe kanë një sëre efektesh toksike në trupin e njeriut dhe klasifikohen si kancerogjene.

Problemi social që nxiti këtë auditim lidhet me veprimet kontradiktore sa i takon palëve të përfshira në menaxhimin e mbetjeve, duke qene se vendi ynë ka një legjislacion që synon ripërdorimin dhe riciklimin, por ne realitet është duke ndërtuar inceneratorë për djegien e tyre, duke mos përfshirë kësisoj në skemën reale as ripërdorimin e as riciklimin.

Incenerimii, sipas KLSH-së, ka kosto shumë të larta, dekurajon riciklimin dhe mund të çlirojë substanca të rrezikshme nëse nuk instalohen filtrat e duhura. /Monitor/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *