KryesoreOpinion/Aktualitet

Për zgjedhjen e Presidentit më shumë jo sesa po, sepse të dënuarit na i shtojnë votat, prandaj duam zgjedhje – po na thotë PDK!

Nga Hysamedin Feraj

Nga “thesaret” e PDK:

1 – Gjykata jonë e ka dënuar luftën e Kosovës dhe ushtrinë e saj çlirimtare – po i thotë PDK-ja jo vetëm ambasadorit të UK por gjithë botës.

Mos vallë pret t’i përgjigjen: “Ok, atëherë po e tërheqim njohjen e Kosovës shtet të pavarur!”

Në tërbimin për vota, PDK nxit të harrohet fakti se lufta dhe pavarësia e Kosovës është gjykuar një herë e mirë dhe përfundimisht nga GJND: Nuk ka shkelje të asnjë të drejte ndërkombëtare!

2 – Të miratojmë ndryshimet e ligjit për GJS, pastaj për përmbylljen e krijimit të institucioneve të Republikës (zgjedhjen e Presidentit/es) shohim e bëjmë – po thotë PDK.

Duket sikur në tërbimin për vota PDK vërtet po bën gati të pamundurën t’ua rëndojë gjendjen të dënuarve duke e shtyrë mbrojtjen e tyre në apel. Kështu, mbasi Gjykata e apelit shtyu afatin për paraqitjen e ankimimit, mbase do ta pezullojë krejt gjykimi deri kur Gjykata Kushtetuese e GJS të dalë me vendim nëse ndryshimet e ligjit janë ose jo në pëputhje me Kushtetutën. Nëse jo, edhe nëse procesi në apel ka vazhduar me ligjin e ndryshuar, do të rikthehet nga e para.

Lexo më shumë  74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Pra ata do të mbeten të burgosur falë zvarritjeve të shkaktuara nga PDK.

3 – Për zgjedhjen e Presidentit/tes më shumë jo sesa po, sepse të dënuarit na i shtojnë votat, prandaj duam zgjedhje – po na thotë PDK!

Zor se ka qëndrim më të lig ndaj të dënuarve: sa të jenë ata në burg, ne mund të marrim ndonjë votë më shumë. Nëse nuk mund t’i ndihmojmë ne ata, le të na ndihmojnë ata ne!

Nuk ka përdorim më të lig dhe më egoist të të dënuarve sesa ky.

Lexo më shumë  Komisioni Evropian mundet vetëm ta ekspozojë dobësimin e vet, por nuk mund ta fuqizojë Ramën përballë një proteste demokratizuese

4. PDK po ëndërron: do Zoti e na shtohen votat, madje vijmë në pushtet! Do Zoti dhe opozita që do të dalë nga zgjedhjet nuk do të jetë e ligë sa ne, nuk do ta bllokojë zgjedhjen e Presidentit/tes e të na çojë prapë në zgjedhje. Dhe kështu të mos dalim kurrë nga rrethi që na ka kurdis Gjykata Kushtetuese!

Sidoqoftë ju o të dënuar vazhdoni të rrini në burg! Ne këtu po lujamë k… me ndërkombëtarët, me popullin, me politikën, me Kosovën në përgjithësi.

Gjithë veprimet e PDK po lënë të kuptohet se më shumë i janë gëzuar sesa hidhëruar dënimit të dhënë nga shkalla e parë GJS.

Rruga Press

YouTube player