Sport

Broja çmend Londrën, Southampton fiton me përmbysje, City nuk e diskuton Brentford

Java e 24-të e Premier League prodhoi sa rezultate interesante aq edhe të bukura. Southampton ka fituar ndaj Tottenham në Londër me shifrat 2-3, një sukses që erdhi me përmbysje ku protagonist ishte edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja.

Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga një autogol i Bednarek në minutën e 18-të, por vetëm pesë minuta më vonë Armando Broja vendosi gjithçka në ekuilibër. Megjithatë, ishte Son ai që kaloi sërish Tottenham në avantazh në minutën e 70.

Dy minuta i mjaftuan Southampton për të “shpërfytyruar” ekipin e Contes. Ishte Elyounoussi që barazoi për miqtë në minutën e 80. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 82 nga Che Adams që shënoi një gol me kokë duke mos i dhënë asnjë shpresë Hugo Lloris. Në takimet e tjera, Manchester City fitoi ndaj Brentford me shifrat 2-0 dhe vazhdon rrugëtimin e tij i vetëm në krye të Premier League. Ndërkohë Norëich-Crystal Palace 1-1.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *