Opinion/Aktualitet

AGK-ja që nuk përmendi Gazetën Express, sot nisi “m’í qepu” bashkëshortit të presidentes Osmani

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në drejtim të Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, që sipas asociacionit ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë, duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu në Facebook pas raportimeve për kompensimin për udhëtim që kishte marrë Osmani në kohën sa ishte deputete.

AGK-ja ka thënë se akuzat dhe sulmet nga Sadriu shtojnë pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.

“Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre”, thuhet në reagim të AGK-së.

Kujtojmë se pak ditë më parë AGK-ja bëri një tjetër reagim, kësaj radhe drejtuar mediave dhe kolegëve gazetarë duke i ftuar këta që të respektojnë Kodin e Etikës.

“Duke marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik në disa media sot, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës. Roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut”, ishte shprehu Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Është për t’u theksuar se ky qëndrim i AGK-së erdhi pas një skandali që burimin e kishte te portali Gazeta Express, duke vijuar më pas te portali Ekonomia Online dhe RTKlive. Këto tri media në Kosovë publikuan një lajm  me titullin “LVV si pushtetarë, mburret se po kursen ujë, harxhon derivate sa dhjetëra rroga minimale”, mirëpo redaktorët kanë harruar ta fshijnë pjesën mes kllapsh ku shkruan: “(mundesh me hjek krejt, veç nëse do m`i qepu Vjosës)”. Redaktori i Gazetës Express kishte kishte harruar ta heqë (ndoshta dhe nuk e kanë vënë re) pjesën ku sugjerohet se aty ku përmendej presidetja Vjosa Osmani mund të fshihej plotësisht, vetëm në raste se gazeta dëshiron që ta godasë (m’i qepu) presidenten. Ky lajm dhe riprodhimi i tij nga dy mediat e sipërpërmendura ishte një skandal mediatik, i cili mori një përgjigje shumë të përgjithshme nga AGK-ja.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nuk denjoi aspak që t’i përmendë mediat e lidhura me këtë lajm të stilit shantazhues, “qepues”. Nëse qëndrimin e AGK-së e lexon dikush që nuk është i informuar me kontekstin e ngjarjes nuk e kupton as se çfarë ka ndodhur dhe as se cilat media kanë bërë shkelje të etikës gazetareske.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Por, kur vjen puna që AGK-ja dhe pjesëtarët aty të mbrojnë kolegët e tyre analistë të përmendur (shpesh me të drejtë) nga dikush, ky institucion hidhet në sulm pa ndrydhje, me emër, mbiemër dhe me sqarim të rastit. Raste të tilla muajt e fundit ka patur plot, kësaj radhe AGK-ja është marrë me bashkëshortin e presidentes Osmani, ku për dallim nga Gazeta Express, mediat e tjera dhe pronarët e tyre, z. Sadriu përmendet saktësisht me emër dhe mbiemër. Tendenca është krejtësisht evidente.

Kaq sa i përket korrektësisë dhe etikës së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që më shumë se sa mbrojtëse e gazetarisë, gazetarëve të vërtetë dhe interesit publik, luan mbrojtësen e statukuosë së një pseudogazetarie shantazhues të lajmit të rremë dhe mbrojtëse e kolegëve analistë, pronarë mediash të lidhur me ish-pushtetin në Kosovë.

Pushteti i katërt në Kosovë, ashtu si gjithkund ndër shqiptarë, është i kapur, ndoshta më shumë edhe se gjyqësori. Përveç ç’kapjes së tre pushteteve është detyrë qytetare që të punohet pandërprerë edhe në drejtim të ç’kapjes së medias prej interesave të ngushta biznesore që e kanë marrë peng emrin e gazetarit dhe atë të gazetarisë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *