Bota

SHBA-ja sekuestron kriptovaluta në vlerë 3.6 miliardë dollarë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka njoftuar sekuestrimin më të madh financiar ndonjëherë – mbi 3.5 miliardë dollarë – dhe arrestimin e një çifti në New York, të akuzuar se komplotuan shpëlarjen e miliarda dollarëve në kriptovaluta të vjedhura përmes hakimit më 2016 në një shkëmbim të monedhës virtuale.

Lexo më shumë  Zelensky mirëpret paketën e re të BE-së prej 90 miliardë eurosh: Sinjali i duhur për Ukrainën

Zyrtarë kanë thënë se ata rikthyer kriptovalutat në vlerë prej gati 3.6 miliardë dollarë të lidhura me hakerët e njohur si Bitfinex, raporton AP.

Një shtetas rus dhe një amerikane u arrestuan në Manhattan, të dyshuar se përdorën metoda të sofistikuara për të shpëlarë paratë e vjedhura dhe për bashkëpunim për të gënjyer SHBA-në.

Kriptovalutat e vjedhura me vlerë prej 71 milionë dollarë në kohën kur ishin vjedhur, tani ka vlerën prej 4.5 miliardë.

Lexo më shumë  Donald Trump njofton zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit për tre javë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *