Bota

Navalny përballet me një gjykim të ri

Opozitari rus, Aleksei Navalny do të përballet me një gjykim të ri javën e ardhshme. Gjykimi do të mbahet brenda burgut ku ai gjendet aktualisht dhe ai nëse gjendet fajtor, ai mund të përballet edhe me dhjetë vjet burgim.

Zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh tha se gjyqtarët e qarkut Lefortovo do të udhëtojnë për në rajonin Vladimir – që gjendet rreth 200 kilometra në lindje të Moskës – për gjyqin ndaj kritikut të Kremlinit. Navalny do të përballet me akuza për keqpërdorim fondesh nga Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit dhe për shpërfillje të një gjykate në Moskë.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Më herët, gjykata tha se gjykimi do të mbahet më 15 shkurt.

Avokatja e Navalnyt, Olga Mikhailova tha se vendimi për ta mbajtur gjykimin e klientit të saj brenda burgut, do të “ndikojë seriozisht” në të drejtën e Navalnyt që ta mbrojë veten.

Navalny akuzohet se ka përdorur në mënyrë të jashtëligjshme mbi 4.7 milionë dollarë për përdorim personal, fonde që ishin dhënë donacion për organizatat e tij. Nëse gjendet fajtor për këtë vepër, ai mund të dënohet me dhjetë vjet burgim.

Ai po ashtu përballet edhe me akuzën për shpërfillje të gjykatës, vepër për të cilën mund të dënohet me gjashtë muaj burgim.

Navalny i hedh poshtë akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Kritiku i Kremlinit ishte arrestuar janarin e vitit të kaluar me t’u kthyer nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj nga një helmim pothuajse fatal.

Ai u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të kushteve të lirimit me kusht për një akuzë të mëhershme. Navalny thotë se dënimi ndaj tij ka qenë i motivuar politikisht.

Navalny e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për helmimin e tij me agjentin nervor Noviçok.

Kremlini mohon se ka pasur rol në helmim, që së bashku me burgosjen e Navalnyt, është dënuar nga Perëndimi./rel/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *