“The Power of the Dog” udhëheq me 12 nominime në Oscars
“The Power of the Dog” i Jane Campion, me rolin kryesor të Benedict Cumberbatch, kryeson nominimet për Oscar për këtë vit, me gjithsej 12.
Ky film ndiqet nga afër nga filmi “Dune”, i cila ka 10 nominime dhe “Belfast” dhe “West Side Story”, të cilët kanë nga shtatë secili.
Olivia Colman, Benedict Cumberbatch dhe Andrew Garfield janë ndër të nominuarit britanikë për aktrim në kategoritë kryesore.
Dame Judi Dench dhe Ciarán Hinds njihen në kategoritë mbështetëse.
Dy çifte janë nominuar në 20 vendet e aktrimit që ishin në dispozicion.
Penelope Cruz (për filmin Parallel Mothers) dhe Javier Bardem (për filmin Being The Ricardos) janë martuar që nga viti 2010, ndërsa Jesse Plemons dhe Kirsten Dunst (të dy në filmin The Power of the Dog) janë të fejuar.
Këta janë filmat me më së shumti nominime:
The Power of The Dog – 12
Dune – 10
Belfast – 7
The West Side Story – 7
King Richard – 6
Don’t Look Up – 4
Nightmare Alley – 4 dhe
Drive My Car – 4
Nominimet janë shpallur në Los Anxhelos të martën, derisa filmi kosovar “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit nuk ka arritur të nominohet për filmin më të mirë ndërkombëtar.
Rruga Press