BallinaLajme

Edhe Rusia e pranon manipulimin me vdekjet nga Covid, vetëm Rama jo

Edhe Rusia e ka pranuar se numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit mund të jetë tre herë më e madhe.

Sipas BBC, statistikat tregojnë se nga janari në nëntor, në Rusi ka pasur 230 mijë vdekje më shumë, të cilat janë mbi 80 përqind të lidhura me koronavirusin.

Kjo do e çonte numrin e vdekjeve nga virusi në 186 mijë, ndërkohë që shteti ka pranuar zyrtarisht deri më tani vetëm 55 mijë vdekje.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kujtojmë këtu se kur statistikat zyrtare në Shqipëri tregonin një numër prej 1300 vdekjesh më shumë vetëm në një tremujor, ekspertët thanë se ato në shumicë janë vdekje nga koronavirusi.

Por sërish, qeveria nuk i pranoi këto shifra dhe vazhdoi me llogaritë e saj.

Vetëm një ditë më parë, agjencia BIRN raportoi për një mospërputhje të ndjeshme mes shifrave që jep Ministria e Shëndetësisë dhe atyre që jep Instituti i Shëndetit Publik për pandeminë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player