E moshuara që i mbijetoi holokaustit hap TikTok: Dua që bota të dëgjojë historinë time
Se në TikTok mund të gjeni gjithçka si dhe rrëfime që na prekin thellë, e dëshmon më së miri gjyshja 98-vjeçe Lily Ebert e cila vendosi që me të gjithë të ndajë përvojën rrëqethëse të jetës – duke i mbijetuar holokaustit.
Lily nuk i është nevojitur shumë kohë që të ketë një prej profileve më të popullarizuara në këtë platformë, transmeton Telegrafi.
Atë e ndjekin mbi 1.7 milionë miq, e në postimet e saj deri më tani ka mbledhur mbi 26 milionë pëlqime.
“Nuk kam qenë e sigurt nëse do të mbijetojë. Është mrekulli që ia dola, por i kam premtuar vetes, se çfarëdo që do të bëjë në jetë dhe kudo që do të shkojë, një gjë është e sigurt, do të flasë për përvojën time sa jam gjallë”, tha Lily.
Kur Ebert që lindi në Hungari u dërgua në kampin e përqendrimit Auschwitz, ishte vetëm 20-vjeçe, e atje i mbytën tërë familjen. Ndërkaq sot i tregon disa fotografi të tyre.
@lilyebert Guess what happened over the weekend ❤️ #3Dscanned #Adv #97yearold #holocaustsurvivor #greatgrandma #strongwoman #learnontiktok #viral #AD ♬ FEEL THE GROOVE – Queens Road, Fabian Graetz
“Ajo çfarë na ka ndodhur atje nuk kemi mundur as ta imagjinojmë në ëndrrat më të këqija”, shpjegoi ajo.
Lily gjithmonë e kishte ditur se dëshiron me botën ta ndajë rrëfimin e saj, e këtë e bëri përmes TikTok që i ndihmoi stërnipi 18-vjeç në kohën e izolimit në vitin 2020.
“I thash gjyshes ‘nëse ata mund të bëhen viral për shkak të vallëzimit pse ne nuk do të mund të bëheshim me dërgimin e porosive jetësore”, shpjegoi Dov Forman.
E ndoshta mund të keni menduar se e gjithë tema e holokaustit mund të jetë e rëndë për këtë platformë, por ndodhi e kundërta.
Historinë e Lily e shikuan dhe ndoqën njerëz nga e mbarë bota. Videoja tregon tatuazhin me numrin identifikuar që e shikuan mbi 21 milionë njerëz, e tani disa prej rrëfimeve kanë intriguar opinionin.
“Numri im ka qenë A-10572. Ajo kam qenë unë. Nuk kemi qenë më njerëz, por vetëm numra dhe ashtu na kanë trajtuar”, ka shtuar gjyshja.
Rruga Press