Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së kërcënoi stafin e kryeparlamentarit Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se mbledhja e Kryesisë nuk do të mbahet, pasi sipas tij, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kërcënuar stafin e tij.

Konjufca, në një deklarim para gazetarëve, tha se ndaj Ilir Kërçelit, shef i kabinetit të kryeparlamentarit, pati “mësymje për sulm fizike” dhe sharje.

“Pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend këtu”, tha Konjufca.

Lexo më shumë  Sveçla e Tomlinson inspektojnë masat e sigurisë në pikën kufitare të Morinës

“Mbledhja e sotme nuk do të mbahet për shkak të kërcënimeve të shefit të LDK-së, Arben Gashit drejtuar stafit tim. Kjo gjuhë është e papranueshme. Shprehjet që i përdor janë të papranueshme. Këto sjelle nuk duhet t’i pranojmë. Ishte skandaloze gjuha e tillë sepse është shumë ofenduese me sharje familjare”, tha kryetari i Kuvendit.

Incidenti ka ardhur pasi ka pasur debat lidhur me shpenzimet e deputetëve.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *