BallinaLajme

“Do ta marr vaksinën anti-Covid”, Vjosa Osmani: Pritet të jetë në Kosovë pas prillit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për mediet pas vizitës së zhvilluar në Klinikën Infektive, deklaroi se shëndetësia mbetet prioriteti kryesor, ndërsa theksoi se po punohet për sigurimin e vaksinës kundër Covid.

Gjatë intervistës Osmani tha se do të kërkohet përgjegjësi nga qeveria për mungesën e përgatitjes për vaksinat, ndërsa shtoi se pritet që vaksinat të jenë në Kosovë diku pas muajit prill.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Por kjo nuk do të thotë se nuk po punohet, po ashtu do të kërkojmë ndihmë nga shtetet që kanë shtesë të vaksinave. Unë natyrisht që do ta marr vaksinën, por prioritet mbetet personeli mjekësor, të sëmurët kronikë si edhe të moshuarit”, shpjegoi Osmani.

Ndërsa vlerësoi punën e personelit shëndetësor, Osmani tha se duhet më shumë bashkëpunim për të përmirësuar kushtet në spitale.

“Jap vlerësimin maksimal për mjekët dhe infermierët, të cilët pavarësisht kushteve të vështirë kanë qëndruar në vijën e zjarrit në këtë situatë të vështirë për shkak të pandemisë. Nuk duhet t’i kthejmë sytë nga shëndetësia vetëm kur kemi pandemi, duhet të përmirësojmë kushte shëndetësore duke e bërë prioritetin numër një.

Shëndetësia dhe Arsimi duhet të marrin vëmendjen tonë. Duke bërë bashkë përpjekjet tona shpresoj se do të ecim përpara më përmirësimin e kushteve në shëndetësi. Sot mjekët infermierët kanë nevojë për përkrahjen tonë”, tha Osmani.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player