Banorët në fshatin kufitar Rusi-Ukrainë s’i tremben luftës
Banorët e fshatit ukrainas Strileca nuk i tremben luftës, pasi lidhjet e tyre me rusët janë shumë të forta.
“Ata na linin të kalonim kufirin. Por tani diçka e pakuptueshme po ndodh. Thonë se Rusia do të na sulmojë. Por ne jetojmë afër Rusisë dhe askush nuk do të na sulmojë këtu. Ata po i trazojnë njerëzit”, tha një banor.
Janë kaq afër kufirit, sa edhe televizionet që ata shohin janë në gjuhën ruse. Banorët e këtij fshati duan të jetojnë të qetë dhe nuk besojnë se do të ketë luftë.
“Ne kemi nevojë vetëm për stabilitet dhe paqe. Kjo është e gjitha. Që fëmijët të shkojnë në shkollë, në këndin e lojërave, dhe që të ketë një dyqan me bukë, mish dhe drithëra. Jo, nuk do të ketë luftë. Këto janë të gjitha trillime. Marrëzira”, tha një tjetër banore.
Edhe një e moshuar nuk është aspak e shqetësuar. ‘Nuk jam e shqetësuar, nuk do të jetoj gjatë, në një farë mënyrë unë jam drejt fundit’ shprehet 85-vjeçarja.
Rruga Press