Bota

(Video) Zbulohen “skemat” e Vuçiqit për t’i manipuluar zgjedhjet presidenciale në Serbi – publikohen pamjet

Presidenti i Partisë për Liri dhe Drejtësi të Serbisë, Dragan Gjilas, ka publikuar një video të partisë në pushtet dhe Aleksandar Vuçiqit duke importuar vota të sigurta nga Republika Serbe e Bosnje-Hercegovinës.

Gjegjësisht, Gjilas ka publikuar një video në Twitter, ku shihen qytetarët të cilët kanë ardhur me vetura dhe autobus të vegjël me targa nga Republika Serbe më 31 janar dhe 1 shkurt për të marrë nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar.

Lexo më shumë  CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran

Kushti i vetëm është që ata të votojnë për SNS e Vuçiqit. “Njerëzit sillen me furgona në stacionet e policisë në të gjithë Serbinë, dhe kryesisht në Beograd”, njoftoi partia opozitare.

Në pyetjen se nga janë, qytetarët janë përgjigjur se janë “përtej kufirit, nga Sarajeva, Bijeljina, nga Bosnja”. Sipas MSA-së, çdo grup ka një listë dhe koordinatorin e vet.

Lexo më shumë  Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Zëvendëskryetari i MSA-së, Borko Stefanoviq, së fundi ka zbuluar se qeveria me qëllim regjistron qytetarët e rinj për t’i votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Ai tha në një konferencë për shtyp të hënën se Partia Progresive Serbe në pushtet, duke keqpërdorur institucionet kompetente, ka raportuar për banorë fiktive në komunën e Beogradit, Vraçar.

Zgjedhjet presidenciale në shtetin serb do të mbahen më 3 prill, ndërsa opozita po kandidon me kandidatin e përbashkët, Zdravko Ponosh. 

Rruga Press

YouTube player