Stoltenberg lë NATO-n për Bankën Qendrore të Norvegjisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet drejtor i Bankës Qendrore të Norvegjisë, njoftoi Ministria norvegjeze e Financave të premten.
Stoltenberg deklaroi se fillimisht do të përfundojë mandatin e tij në NATO, i cili zgjat deri më 30 shtator.
“Jam mirënjohës për besimin dhe pres me padurim detyrën re”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp të mbajtur nga Ministria Norvegjeze e Financave.
Stoltenberg është sekretar i Përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014.
Gjatë mandatit të tij, Stoltenberg u vlerësua për balancimin me mjeshtëri të interesave të ndryshme të 30 vendeve anëtare të NATO-s. Por, ai është kritikuar vazhdimisht për mënyrën sesi ka trajtuar krizën në Ukrainë.
Në Norvegji Stoltenberg ka pasur role shumë të rëndësishme edhe më përpara, pasi nga 2005 deri në 2013 ka qenë kryeministër i vendit.
Si drejtor i Bankës Qendrore, Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh.
Rruga Press