Festat gjatë pandemisë, dorëheqje në seri dhe rritje e çmimit të energjisë – Boris Johnson në krizë serioze
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ndodhet në pozita mjaft të vështira. Downing Street është pllakosur nga kaosi. Që nga hetimi policor për festat gjatë pandemisë, deri te rritja e çmimeve, kryeministri e sheh veten në vështirësi serioze.
Një seri dorëheqjesh e kanë “shkundur” Downing Street përgjatë dy ditëve. Pesë këshilltarë të lartë dhe punonjës janë larguar, duke filluar nga shefi i kabinetit, ai i komunikimit, deri te shefja e politikave, Munira Mirza, e cila njihej si “truri i Borisit”.
Ndërkohë që zhvillohet “lufta” politike, britanikët po përballen me rritje të çmimit të energjisë, rritje taksash dhe rritje të inflacionit. Banka e Anglisë rriti normën e interesit nga 0.25% në 0.5% përqindje, me argumentin se çmimet pritet të rritet më shpejtë sesa pagat.
Policia vijon të hetojë festat që janë zhvilluar në Downing Street gjatë periudhës së mbylljes nga pandemia, ndërkohë që raporti i Sue Gray, ka gjetur “dështime në lidership dhe në gjykim” në kabinet dhe në Downing Street.
Një anketë e YouGov, tregon se 63% e britanikëve duan largimin e kryeministrit nga detyra.
Rruga Press