Bota

Amnesty International dënon ‘aparteidin’ izraelit ndaj palestinezëve

Një raport i Amnesty International e cilësoi Izraelin një shtet ‘aparteid’ që i trajton palestinezët si ‘një grup racor inferior’.

Sipas ligjeve ndërkombëtare, aparteidi konsiderohet si një krim ndaj njerëzimit. Në raport thuhet se ‘Amnesty International’ ka dokumentuar akte çnjerëzore, largime me dhunë, arrestime, tortura, vrasje me paramendim dhe mohim të të drejtave themelore apo persekutim të bërë nga Izraeli ndaj palestinezëve me qëllim ruajtjen e sistemit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Izraeli i ka mohuar kategorikisht këto raporte.

“Amnesty nuk e quan Sirinë një shtet Aparteidi, një shtet qeveria e së cilit ka vrarë gjysmë milioni nga shtetasit e saj, po Iranin apo çdo shtet dhe regjim vrasës në Afrikë apo në Amerikën Latine. Unë e urrej të përdor këtë argument që nëse Izraeli s’do të ishte një shtet hebre, askush në Amnesty International s’do të ngrihej kundër, por në këtë rast, nuk ka asnjë alternative tjetër”, tha Yair Lapid, ministër i Jashtëm i Izraelit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Mbi 600 mijë hebrenj jetojnë në 140 vendbanime të ndërtuara në Jerusalemin Lindor, teksa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar i konsiderojnë këto vendbanime si të jashtëligjshme sipas ligjeve ndërkombëtare. Zyrtarisht të gjithë qytetarët izraelitë kanë të drejta të barabarta, pavarësisht racës apo besimit. Por në raportin e Amnesty International shkruhet se Izraeli i konsideron dhe i trajton palestinezët si inferiorë ndaj komunitetit hebre.

Rruga Press

YouTube player