Lajme

Gjenden eshtra në kishën historike të Shën Lezhdrit! Asnjë arkeolog në kishën monument kulture

Gjatë punimeve rutinë në kishën historike të “Shën Llezhdrit” janë zbuluar disa eshtra dhe plumba që nuk dihet se cilës periudhë kohore i përkasin. Zbulimi është kryer nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë ndihmën e arkeologëve dhe specialistëve të monumenteve.

Gjurmët e një ngjarjeje të panjohur janë zbuluar në kishën historike të Prullit në Lezhë. Eshtra dhe gëzhoja plumbash kanë dalë në dritë gjatë punimeve që po kryejnë banorët e zonës në qelën e kishës së “Shën Llezhdrit”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Edhe pse kisha është një monument kulture, në kantierin e punimeve nuk gjendet asnjë restaurator apo arkeolog, ndaj këto zbulime kanë mbetur në duart e banorëve. Mund të jenë eshtra të ndonjë ushtari italian apo Prifti, por nevojiten hulumtime të tjera, tha Tonin Kolthi i cili punon në këtë kishë.

“Janë gjetur eshtrat dhe ca gëzhoja besoj se nga fortifikimi, i kanë zbuluar punëtorët duke pastruar murin. Kjo është kishë shumë e vjetër ndaj mirë do ishte të bëhej ADN e eshtrave që ta shohim se çfarë është kjo” – tha Tonin Kolthi.

Kisha e “Shën Llezhdrit” në fshatin Prull është restauruar dy vite më parë me kontributin e banoreve të zonës, ndërsa zbulimet vazhdojnë të mbërthejnë kuriozitetin për këtë vend të shenjtë për të cilin ka shumë histori e gojëdhëna. Ky objekt kulti daton në vitin 1402 ndaj kërkohet që ekspertët e arkeologjisë të kryejnë gërmime e studime për të mësuar se kujt i përkasin këto eshtra.

Rruga Press

YouTube player