Lajme

Lehtësimi i masave në Kosovë rrit fluksin e lëvizjes së qytetarëve

Pas dy javës pengesë, Kosova ka vendosur që këtë të shtunë të lehtësojë masat kufizuese për hyrjen në territorin e saj.

Këtë të shtunë në pikën Kufitare Morinë ku prej dy javësh kërkohej që për hyrjen në Kosovë të kishte tre doza të vaksinës anti-Covid sot qytetarët janë lejuar të futen me vetëm dy doza.

Lexo më shumë  Haxhiu: Vetëm një kandidat për president, duhen dy për të ftuar seancën

Heqja e dozës së tretë ka sjellë rritje të fluksit të lëvizjes së qytetarëve .

“Ngaqë ka pas kushtin me tre vaksina nuk kam mundur që të shkoj në Kosovë, pasi unë jam vetëm me dy doza. Për banorët e Kukësit është mirë që të kemi lehtësim, pasi shumë nga ne kanë dhe punë”, ka thënë një qytetar.

Lexo më shumë  28-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës nesër me seancë solemne

Rruga Press

YouTube player