Lajme

E shtuna me diell! Temperaturat sot 14 gradë, kthjellime dhe vranësira

Dita e sotme do të jetë me temperatura të larta.

E shtuna nis me kthjellime në mëngjes mirëpo gjatë orëve në vijim do të ketë diell dhe temperatura që shkojnë deri në 14 gradë celsius.

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Lexo më shumë  Zgjerohet skandali i izraelitit Ron Yeffet - Del përgjimi: Shkoni në Vlorë dhe bëni çfarë të doni”

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat kalimtare të jenë prezente në të gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë.

Lexo më shumë  Specialja: S’pati krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Rruga Press

YouTube player