Lajme

Saimir Tahiri do të burgoset menjëherë, pritet të dalë me pranga nga Gjykata

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por ndryshe nga vendimi i parë, Tahirit i hiqet mundësia për konvertimin e dënimit në shërbim prove, ndaj ai do të duhet të vuajë dënimin në burg. 

Pritet firmosja e urdhrit të arrestit nga prokurorët dhe ish-ministri do të dalë me pranga në duar nga Apeli i GjKKO-së për t’u dërguar në burg që ditën e sotme.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Pas dhënies së vendimit, ish-ministrit iu lejua telefoni vetëm për të kryer një telefonatë. Ai refuzoi të jepte një prononcim për mediat, por u shfaq i buzëqeshur pas leximit të vendimit.  

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar pasi dëgjoi relatimin, prokurorët, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me ndryshimin si më poshtë:

Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin Saimir Tahiri. Vuajtja me burgim për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur nga dita e nesërme”, tha gjykatësi.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Rruga Press

YouTube player