Lajme

Ceferin në Kryeministri, zgjedhjet e FSHF mund të shtyhen

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është takuar me kryeministrin Rama në selinë e qeverisë shqiptare, ndërsa më pas ka planifikuar një takim me presidentin e FSHF, Armand Duka.

Ceferin mbërriti në Kryeministri pikërisht me makinën e Dukës, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm në takim. Diskutimet pritet të lidhen me tensionin e krijuar përpara Asamblesë Zgjedhore për kreun e Federatës së Futbollit si dhe organizimit të finales së Conference League në Tiranë, në datën 25 maj.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Pikërisht në lidhje me zgjedhjet, ekziston një mundësi shumë reale që ato të shtyhen për tej datës 2 mars, kur janë planifikuar të mbahen. Praktikisht në të gjitha asambletë e shoqërive rajonale të futbollit ka pasur kontestime për zgjedhjen e delegatëve, të cilët i kanë ankimuar në prokurori dhe për këtë arsye zgjedhjet për kreun e FSHF mund të shtyhen. Afati maksimal është deri në qershor, kur edhe përfundon mandati i presidentit Duka.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player