Presidenti i UEFA-së mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Ramën dhe Dukën (FOTO)
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Ceferini pritet që të zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e FSHF-së Armand Dukën.
Mësohet se Ceferini në Tiranë do të qëndrojë vetëm sot, ku pritet të diskutojë për situatën e krijuar për shkak të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, zgjedhje të cilat pritet të mbahen më 2 mars.
Ceferini vjen në Tiranë pas përplasjeve të hapura mes FSHF-se dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Për këtë të fundit FSHF publikoi audiopërgjimin ku Veliaj kërcënonte si dhe shantazhonte institucionin e futbollit me një fjalor rruge gjatë mbledhjes së mbajtur pasditen e 23 janarit 2022 në prag të zgjedhjeve për shoqatën e Tiranës që do mbaheshin pasditen e 24 janarit.
Pas publikimit të audio-përgjimit pati një ‘lum’ reagimesh jo vetëm në vendin tonë por kjo temë u diskutua dhe në FIFA dhe UEFA.
Rruga Press