Lajme

Rreth 200 mijë euro në vit për udhëtimet e Ramës

Kryeministri Rama shpenzon mesatarisht 200 mijë euro në vit për udhëtime jashtë vendit. Këto janë të dhënat e Open Data-s që prej vititi 2016. 

Në janar, udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit kushtuan 39 mijë euro.

Ditët e fundit, PD ka sulmuar kryeministrin për udhëtime luksi me charter që kanë kushtuar mbi 120 mijë euro.

Lexo më shumë  Kurti takohet me kancelarin austriak Christian Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

Këtë faturë, Edi Rama e ul në 345 euro, të nxjerra nga portofoli i vet për një fluturim në Gjermani.

Por cilat janë, sipas Open Data-s, shpenzimet mesatare të kryera që prej vitit 2016?

Faturat e Ramës për udhëtime që prej 2016
2016

Të dhënat e Open Data-s tregojnë se në vitin 2021, për udhëtimet zyrtare të ministrave u harxhuan 654 mijë euro.

Gjysma e këtyre parave u shpenzuan vetëm nga Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri.

Lexo më shumë  Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Kur erdhi në pushtet në 2013, Rama u zotua se bashkë me ministrat do të ishte i kursyer me çdo udhëtim, duke zgjedhur bileta dhe hotele të lira./euronews/

Rruga Press

YouTube player