Lajme

Ambasadorët shqiptarë dalin në krah të Ukrainës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me situatën në Ukrainë.

Reagimi ka ardhur pas takimit me ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

‘Kënaqësi të kishim mes nesh sot të ftuar Ambasadorin e Ukrainës Sh.T.Z. Volodymyr Shkurov me të cilin patëm një shkëmbim të vyer opinionesh dhe informacionesh në lidhje me zhvillimet shqetësuese rreth Ukrainës.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, konsideron se çdo kërcënim për Ukrainën përbën një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz edhe për sigurinë evropiane dhe bën thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me negociata.

Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj’, shkruhet në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Rruga Press

YouTube player