194 lekë për litër, nafta në Shqipëri sa në Zvicër
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish, teksa drejtuesit e automjeteve e kanë paguar sot 194 lekë për litër.
Kaq e pagoi karburantin në fillim të shkurtit edhe një zviceran, i cili paguhet mesatarisht 16 herë më shumë se një shqiptar.
Për qytetarët ky çmim është i papërballueshëm.
“Shumë shtrenjtë nuk përballohet, s’kemi ku shkojmë pa mjet, edhe rroga s’del për karburant jo më për fëmijët që presin bukë. 200 lekë litri i naftës është shumë”, thotë një qytetar
Në Shqipëri qarkullojnë mbi 700.000 automjete, nga të cilat 74% punojnë me naftë.
Rruga Press