Lajme

Vizita në Kosovë, Lajçak dhe Escobar dalin sot në konferencë

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, do të mbajnë ditën e sotme një konferencë për shtyp. Konferenca e Lajçak dhe Escobar do të mbahet përmes platformës online “Zoom”.

Lajçak dhe Escobar kanë ardhur të hënën në Kosovë, dhe kanë takuar Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimin. Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës

Lajçak dhe Escobar do të qëndrojnë deri të mërkurën në Kosovë. Më pas, ata do të udhëtojnë drejt Serbisë. Vizita e tyre vjen në kuadër të përparimit të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e përbashkët si dhe për zbatimin e marrëveshjes të krijimit të Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Vijon protesta e banorëve të Rrjollit: Të ndalohen punimet deri sa të vendosë gjykata