Lajme

Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët, zhurma e kamionëve tremb pelikanët

Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojë një nga strehëzat më spektakolare të Evropës për gjallesat.

Zhurma e kamionëve dhe ekskavatorëve po i tremb pelikanët dhe flamingot. Laguna piktoreske Vjosë-Nartë nën hijen e maleve të Bubullimës është një ndalesë vendimtare për tufat e shpendëve gjatë migrimit të tyre vjetor midis Evropës dhe Afrikës.

Në vitin 2004 laguna u shpall zonë e mbrojtur e folezimit dhe migrimit dhe është shtëpia e 200 llojeve të shpendëve.Qeveria thotë se një aeroport i ri në këtë zonë do të nxisë turizmin dhe është në përputhje me rregullat mjedisore.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Ne kemi respektuar çdo hap, çdo afat kohor dhe çdo procedurë të ligjit shqiptar, qoftë për konsultimet publike apo edhe si do të ndikojë në mjedis”, u shpreh Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Firma kryesore që ndërton aeroportin, Mabetex me bazë në Zvicër, nuk iu përgjigj e-maileve dhe mesazheve telefonike kur ju kërkua informacion.

Vëzhguesit e shpendëve e përshkruajnë këtë pjesë të Shqipërisë një nga vendet më të mira në Evropë për të parë tufat e flamingove gjigantë rozë.Laguna është shtëpia e rreth 1.5% të të gjithë popullsisë globale të pelikanit dalmat, një nga zogjtë më të mëdhenj fluturues në botë, të cilët janë në rrezik zhdukjeje.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Ai thekson se ndërtimi i aeroportit do të ishte shqetësuese, për shkak të rrezikut se avionët mund të përplasen me shpendët. Por nëse qëllimi është të nxisë turizmin, si e presin bizneset lokale ndërtimin e aeroportit?

“Ndërtimi i aeroportit do të sillte një numër të ulët vizitoresh. Nuk do të vijnë turistët, do të prishet ekosistemi, fanuna, flora”, u shpreh Arsen Lambro, pronar i një restorant peshku.

Por, ka ende pikëpyetje nëse jugu i vendit ka nevojë për aeroport, pasi aeroporti kryesor është një orë e gjysmë larg. Në rast se vendoset  të ndërtohet ai duhet të jetë jashtë zonës së mbrojtur.

Rruga Press

YouTube player