BallinaLajme

KLSH: Qeveria borxh të përndjekurve dëmshpërblim rreth 330 milionë dollarë

Për 11 muajt e parë të vitit nga buxheti i shtetit, janë shpenzuar rreth 9 milionë dollarë për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë. Në total është përdorur 94% e fondit prej 1 miliardë lekësh apo 10 milionë dollarësh e parashikuar për gjithë vitin 2020, ndërkohë që diferenca prej 6% do të paguhet gjatë muajit dhjetor. Problem është fakti se Qeveria ka parashikuar të njëjtën shumë prej 10 milionë dollarësh edhe për tre vitet në vazhdim, gjë që do ta zvarriste shumë në vite procesin e dëmshpërblimit të kësaj kategorie.

Në Raportin për Buxhetin e vitit të shkuar, i cili aktualisht është në fazën e shqyrtimit në Kuvend, Kontrolli i Lartë i shtetit analizon shifrat e dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë, duke arritur në përfundimin pessimist se me këto ritme procesi do të zgjasë edhe 34 vite të tjerë.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

KLSH vëren në analizë se Fondi i të Përndjekurve Politikë për vitin 2019, është realizuar në vlerën 1,2 miliardë lekë, rreth 12 milionë dollar, nga 1 miliardë lekë, apo rreth 10 milionë dollarë të planifikuara fillimisht. Me ligjin fillestar të buxhetit fondi për rehabilitimin e të përndjekurve politikë është planifikuar në vlerën 1,047 milionë lekë. Me Aktin Normativ nr. 2 ky fond është planifikuar në vlerën 1,247 milionë lekë, pra është rritur në vlerën 200 milionë lekë ose 19% krahasuar me planin fillestar.

“Konstatohet se vlera e detyrimit të njohur nga shteti Shqiptar dhe i papaguar për ish të përndjekurve politikë, deri në fund të viti 2019 është 33 miliardë lekë, afërsisht 330 milionë dollarë. Nëse buxhetimi i këtij fondi do të vazhdojë me këtë rritët, ky detyrim do të mund të shlyhet vetëm pas rreth 32 vitesh. Për të ruajtur vlerën reale të kompensimit duke pasur në konsideratë kohën e gjatë, do të duhej që detyrimet e njohura ndaj kësaj shtrese të indeksoheshin me inflacionin”, thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit në opinionin për Buxhetin.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Rruga Press

YouTube player