Gjermani/ Çelet konkursi letrar për mërgatë “Azem Shkreli”
Komisioni organizativ i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani dhe përfaqësuesi i familjes Shkreli konfirmojnë se edhe këtë vit do të organizohet Konkurs letrar për mërgatën “Azem Shkreli”. Vendimi u bë publik pas mbledhjes së mbajtur më 30 janar 2022.
“Nga juria profesionale do të ndahen dy shpërblime për dy veprat më të mira nga konkurruesit tanë shqiptarë në mërgatë: Veprën më të mirë në poezi, (Shpërblimi — 500 Euro) dhe veprën më te mirë në prozë, (Shpërblimi — 500 Euro). Të gjitha veprat duhet të jenë të botuara në vitin 2021. Autorët, veprat e tyre të botuara duhet t´i dërgojnë nga tri kopje(tri Libra të botuara) deri me dt. 20.03.2022, në adresën: Pal Sokoli Friedrich-Ebert-Str.136b 42117 Wuppertal”, thuhet në njoftim duke sqaruar se detajet për ceremoninë e shpalljes së fituesve do të publikohen në vijim.
Rruga Press