Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Tiranë
Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar në ish-fushën e aviacionit në Tiranë.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një shënimi në “Facebook”.
“Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”
Nuk jepen detaje se si u zbulua bomba.
Një rast i ngjashëm u regjistrua në Frankfurt të Gjermanisë para disa ditësh ku autoritetet evakuuan 13 mijë banorë të një zone para se të çaktivizonin bombën 500 kilogramshe.
Rruga Press