BallinaLajme

Si po zhduken monumentet: Ura e Zabërzanit mbi lumin Osum s’ekziston më

Na ka tërhequr vëmendjen një informacion historik, që ka lëshuar në fillim të këtij muaji drejtoria rajonale e kulturës së qarkut Berat. Janë dy foto ilustrative, në fakt historike, që dëshmojnë dy pamje të kundërta. Njëra është foto e vitit 1940, ku shfaqet një urë e jashtëzakonshme e vlerësuar si ndërtim inxhinierik. Bëhet fjalë për Urën e Zabërzanit apo Hambullit, por që sot e kemi trashëguar si Rrënojat e Urës në qytetin e Çorovodës. Me këtë emër është shënuar në listën e monumenteve të qytetit të Beratit, dhe pse është vlerësuar nga specialistët si monument i kategorisë së parë. Fotoja tjetër dëshmon urën e munguar, dhe rrënojat pothuaj janë inekzistence.

Kur vendi doli nga “lufta” e ’97-ës raportimet e para mbi monumentet e dëmtuara u bënë vetëm pas viteve 2000. Askush nuk jepte shifra në atë kohë se sa mund të ishin shkatërruar nga vetë shqiptarët. Me shumë vështirësi u arrit të nxirrej një shifër, afërsisht mbi 2500 momente të shkatërruara. Kjo shifër ende mbahet në këmbë, pra nuk ka lëvizur nga ulja e saj, gjë që po flitet për rivitalitet, rehabilitim, restaurimin etj. Është e njëjta shifër që del para syve sa herë do flitet për projekte gjigande, madhore kur fjala vjen për t’u thithur fonde nga jashtë, organizma të ndjeshme ndërkombëtare për kulturën e trashëgimisë.

Kjo Urë sot nuk ekziston më. Informacioni i ardhur tregon se Ura është shkatërruar në luftën Italo-Greke, po në vitin 1940. Më pas, nuk është marrë mundimi për ta rindërtuar, por i është vënë tabela duke u shpallur “monument kulture” e kategorisë së parë, me emërtimin “Rrënojat e urës në qytetin e Çorovodës”, sipas një urdhërese të Ministrisë së Arsmit, dt.08.01.1977.

Lexo më shumë  Shëndetësia “nga xhepi”. Familjet në Shqipëri paguajnë faturën më të lartë në rajon

Siç mund të shihet edhe nga faksimile, në raportimin e listës së monumenteve të qarkut të Beratit, Ura apo më mirë, së paku rrënojat janë shënuar. Por sot nuk ka më asgjë.

Njoftimin e bën Drejtoria Rajonale e Kulturës së Beratit, në fillim të këtij muaji, duke shërbyer me paraqitjen e dy fotove, kur Ura ishte e plotë. Njoftimi është: “Rrënojat e urës në qytetin e Çorovodës” Nga afërsia e vendit ku ndodhej ajo quhej Ura e Zabërzanit apo e Hambullit. Ura është shkatërruar në luftën Italo-Greke po në vitin 1940.

Më pas rrënoja e kësaj ure u shpall “monument kulture” kategoria e I-rë me emërtimin: “Rrënojat e urës në qytetin e Çorovodës” me një Urdhëresë të Ministrisë së Arsimit e Kulturës dt.08.01.1977. Sot ky ndërtim inxhinierik mbi lumin Osum nuk ekziston – referuar monografisë “Monumentet e Skraparit””.

Në Çorovodë një tjetër urë me rëndësi monumentale është dhe e Kasabashi, vlerësuar si një nga monumentet më të rëndësishëm të qarkut të Beratit në gjininë e ndërtimeve inxhinierike. Restaurim i saj u bë vjet, dhe hyn si urë në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.

Lexo më shumë  Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

Nëpër këtë monument kalonte rruga e karvaneve Berat-Skrapar-Korçë. Mendohet që ura të jetë një vepër e arkitekt Kasëmit nga fshati Grëmsh, kjo mund të hamendësohet edhe nga emërtimi i urës (Kasabash-mjeshtër Kaso-Kasëmi). Ura e Kasabashit nga teknika e ndërtimit duhet t’i përkasë shekullit XVII. Struktura gjeografike e vendit, si duket ka zotëruar fantazinë e mjeshtrave të ndërtimit duke e shndërruar në një zonë të pasur me ura, me histori, pasi aty kalon lumi Osum, e në veçanti lumi i Çorovodës më të vogël rrjedh edhe nëpër qytet dhe gojët në lumin Osum. Pesë km në verilindje të Çorovodës formon kanionin e Gradecit. Në një nga shkëmbinjtë e saj gjendet gropa më e madhe e Shqipërisë me emrin “Pirogosh”. Thuhet se dy mbretër, Piro dhe Goshi, e quajtën atë. Disa arkeologë besojnë se Çorovodë mund të jetë qyteti më i vjetër në Shqipëri. Ata kanë gjetur rrënojat e disa kishave dhe një kështjellë të varrosur në Prishtë që mund të jetë më e lashtë sesa Kalaja e Beratit.

Luftrat sigurisht që Shqipërisë i kanë marrë e zhdukur mjaft monumente. E njëjta papërgjegjëshmëri është përndjekur dhe në kohë paqeje, duke u lënë në harresë apo zhdukur nga faqja e dheut, e të tjera duke i tjetërsuar natyrën, origjinalitetin arkitekturor, në jo pak raste të denocuar. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet kryesore për tu vizituar në Shqipëri nga të huajt./standard.al

Rruga Press

YouTube player