Bota

Evropa kërcënon Rusinë: Nëse sulmon Ukrainën…

Bashkimi Evropian kërcënoi me sanksione “masive” ekonomike nëse Moska sulmon Ukrainën dhe sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken mblodhi aleatët të enjten përpara bisedimeve të krizës së fundit me Rusinë që synojnë parandalimin e luftës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendet perëndimore po kërkojnë të paraqesin një front të bashkuar diplomatik përpara se Blinken të takohet në Gjenevë të premten me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që shihet gjerësisht si një nga shanset e fundit për të ndaluar Rusinë të nisë një sulm të ri.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Blinken vizitoi Kievin të mërkurën dhe u takua me ministrat gjermanë, francezë dhe britanikë të enjten në Berlin. Të mërkurën, presidenti amerikan, Joe Biden dha indikacionet e tij më të qarta se ai beson një sulm rus ka gjasa të ndodhë.

Vendet perëndimore thonë se kanë frikë se Rusia po planifikon një sulm të ri kundër Ukrainës, gati tetë vjet pasi forcat e saj hynë në Ukrainë dhe pushtuan gadishullin e Krimesë. Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa pranë kufirit të Ukrainës muajt e fundit. Ajo mohon planifikimin e një sulmi, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse nuk plotësohet një listë e kërkesave, duke përfshirë një premtim nga NATO për të mos pranuar kurrë Kievin.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player