Bota

U rekrutuan nga Irani për spiunazh/ Arrestohen 4 persona

Agjencia izraelite për siguri të brendshme ka arrestuar pesë izraelitë të akuzuar për spiunazh në dobi të shtetit që e vlerëson armik, Iranit.

Rasti përfshin katër gra hebraike me prejardhje iraniane, për të cilat agjencia “Shin Bet” tha se ishin rekrutuar nga një burrë që pretendonte se është hebraik që jeton në Iran, shkruan BBC.

Dyshohet se gratë ishin paguar 2.000 dollarë për të fotografuar vende të ndjeshme, për të vëzhguar masa të sigurisë dhe për të bërë lidhje me politikanë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Avokatët e grave të arrestuara thanë se ato nuk e dinin se burri ishte operues iranian. Ata gjithashtu këmbëngulën se gratë nuk kishin për qëllim që ta dëmtonin sigurinë e Izraelit.

Megjithatë, agjencia izraelite e sigurisë tha se ky ishte rast serioz, në të cilin ekzistonte plani për krijimin e një rrjeti iranian të spiunazhit brenda Izraelit dhe se gratë përballen me akuza të rënda.

Operuesi iranian, i cili veten e quante Rambod Namdar, dyshohet se kishte rënë në kontakt me gratë përmes rrjetit Facebook dhe më pas e kishte mbajtur kontaktin me to për disa vjet përmes aplikacionit për mesazhe të enkriptuara, WhatsApp.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Pavarësisht faktit se gratë dyshuan se burri në fjalë ishte operues i inteligjencës iraniane, disa prej tyre e mbajtën kontaktin me të, u pajtuan që të kryenin detyra të ndryshme që ua kërkoi dhe pranuan fonde prej tij”, tha agjencia izraelite.

Rruga Press

YouTube player