Bota

Boris Johnson pranon se shkoi në një festë në kulmin e pandemisë. Kërkohet dorëheqja e tij

Boris Johnson kërkoi sot një falje të konsideruar të pjesshme. Më në fund pranoi se shkoi në një festë në kopshtin e Downing Street në kulmin e izolimit, por u justifikua se e ndoqi eventin ngaqë ishte për ‘festë pune’ dhe se u ndoqën rregulla anti-Covid atje.

Ngjarja ka ndodhur në maj të 2020-ës. Ai falënderoi stafin që e organizoi dhe pavarësisht kësaj tha se nuk duhej të kishte ndodhur.

Më tej shtoi se ke kuptonte gjithë inatin e publikut mbi këtë temë.

“Më vjen shumë keq. Do të doja t’i kishim bërë gjërat ndryshe”, tha kryeministri anglez.

Megjithatë, rregullat e asaj kohe e bënin të qartë se të gjitha mbledhjet shoqërore të më shumë se dy personave ishin të ndaluara.

Keir Starmer u përgjigj se Johnson duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të japë dorëheqjen.

“Festa ka mbaruar, kryeministër”, i tha Starmer.

“Dua të kërkoj falje. Unë e di se miliona njerëz në të gjithë këtë vend kanë bërë sakrifica të jashtëzakonshme gjatë 18 muajve të fundit. E njoh ankthin nëpër të cilin kanë kaluar, të paaftë për të vajtuar të afërmit e tyre, të paaftë për të jetuar jetën e tyre siç duan apo për të bërë gjërat që duan. E di se çfarë zemërimi ndiejnë me mua dhe me qeverinë që unë drejtoj kur mendojnë se në vetë Doëning Street rregullat nuk ndiqen siç duhet nga njerëzit që bëjnë rregullat. Dhe megjithëse nuk mund të parashikoj përfundimet e hetimit aktual, e kam kuptuar mjaftueshëm se ka gjëra që thjesht nuk i kemi bërë siç duhet dhe unë duhet të marr përgjegjësinë”, tha Johnson që shton se vetë ai ka qëndruar vetëm 25 minuta në festë.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Fillimi i fundit për Johnson?

“Është e rëndësishme të theksohet se ky nuk është burimi i vetëm i zhgënjimit brenda Partisë Konservatore lidhur me udhëheqjen e Boris Johnson,” tha Matthew Goodwin, një profesor i politikës në Universitetin e Kentit, për CNBC.

Goodwin përmendi pakënaqësinë në mesin e grupeve mbështetëse konservatore për atë që ata e shohin si dështim për të përfituar sa më shumë nga Brexit, shqetësim për lëvizjen për të rritur taksat dhe mungesën e strategjisë kur bëhet fjalë për “ngritjen e nivelit” të vendit.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Për më tepër, një rritje globale e çmimeve të gazit me shumicë dhe rritja e inflacionit janë çështje që shtojnë presionin e mëtejshëm mbi qeverinë e Johnson.

“Ky nuk është domosdoshmërisht fundi, por ka filluar të ndihet si fillimi i fundit për Boris Johnson,” tha Goodwin.

“Kishte gjithmonë një pikëpyetje mbi Boris Johnson si kryeministër nëse ai me të vërtetë kishte së pari një vizion për postin e tij kryeministër, por së dyti [nëse ai] kishte kalibrin e lidershipit që kërkohej për të qenë kryeministër. Dhe nëse vërtet këto dy gjëra përplasen, ai mund të japë dorëheqjen brenda disa javësh. Kjo, sigurisht, do ta zhyste politikën britanike përsëri në kaosin që sapo ishim mësuar të mendonim se e kishim lënë pas.”

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se zbulimi i fundit ka të ngjarë të nënkuptojë se ditët e Johnson në detyrë janë të numëruara.

YouTube player