Ndahet nga jeta Uran Kostreci, poeti i përndjekur nga regjimi komunist
Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare Uran Kostreci, poeti i përndjekur nga regjimi komunist.
Uran Kostreci u dënua me 15 vite burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranës “për tradhti ndaj Atdheut”, në vitin 1961 kur ishte 23 vjeç.
Në vitin 1973, ai u dënua sërish me tetë vite të tjera për “agjitacion e propagandë”, kur ishte në burgun e Burrelit.
Pas 20 vjetësh në burg, ai u internua në vitin 1981 për pesë vite të tjera.
Kostreci filloi të shkruajë poezi që kur ishte në shkollë të mesme, vepra të cilat nuk mundi ti botojë për arsye biografie.
Botimet e para, disa vëllime poezi dhe një novelë, i ka filluar pas rënies së regjimit komunist.
Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet kur ndodhej në burgun e Burrelit.