Bota

Frikë nga Omicron/ Qyteti me 5 milionë banorë hyn në karantinë

Qyteti i Kinës qendrore, Anyang, me një popullsi prej 5 milionë banorësh u karantinua, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, kryesisht të llojit mutant, Omicron.

Qyteti ka regjistruar 84 raste të reja me Covid që nga e shtuna, duke përfshirë të paktën dy raste të variantit të ri Omicron, të cilat janë të lidhura me infeksionet në qytetin port të Tianjin.

Lexo më shumë  Forcat ukrainase godasin 12 tankerë rusë, anije mallrash dhe një terminal nafte

Banorët në qytetin e provincës Henan janë vendi i tretë në Kinë që duhet të izolohen në shtëpi, pasi një masë e ngjashme u mor muajin e kaluar në kryeqytetin e provincës Shaanxi Xi’an, e cila ka një popullsi prej 13 milionë banorësh dhe ndodhet në veriperëndim të Kinës.

Ndërsa e njëjta gjë vlen edhe në qytetin më të vogël Yutsu, i cili gjithashtu ndodhet në Henan dhe ka një popullsi prej një milion banorësh.

Lexo më shumë  Merz thotë se Gjermania do blejë raketa amerikane Tomahawk

Rruga Press

YouTube player