Bota

Zjarri në kampin e refugjatëve në Rohingya lë mijëra persona të pastrehë

Mbi pesë mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë pasi një zjarr ka shpërthyer në kampin e refugjatëve Rohingya, në juglindje të këtij vendi.

“Rreth një mijë e 200 shtëpi u dogjën nga zjarri”, ka thënë të dielën, Kamran Hossain, zëdhënës i Policisë, i cili drejton sigurinë në kamp.

Hossain tha se zjarri filloi në kampin 16 dhe u përhap nëpër strehimore të bëra prej bambuje dhe pëlhure gomuar, duke lënë më shumë se pesë mijë njerëz të pastrehë, tha ai.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

“Zjarri filloi në orën 16:40 dhe u vu nën kontroll rreth orës 18:30”, tha ai për AFP-në.

Mohammed Shamsud Douza, një zyrtar i qeverisë së Bangladeshit i ngarkuar për refugjatët, tha se punonjësit e urgjencës e kishin vënë zjarrin nën kontroll, teksa shton se shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur.

Në mars të vitit të kaluar, 15 njerëz vdiqën dhe rreth 50,000 mbetën të pastrehë në Bangladesh pasi një zjarr i madh shkatërroi shtëpitë në Rohingya – vendbanimin më të madh të refugjatëve në botë.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *