Bota

Rritet inflacioni në Eurozonë, ekonomistët të shqetësuar

Norma e inflacionit vjetor në Eurozonë ka arritur në 5 pikë përqindjeje në fund të dhjetorit kanë përllogaritur ekspertët.

Shumë ekonomistë janë të shqetësuar me këtë rritje të inflacionit, teksa disa parashikime të tyre ishin për ulje të tij.

Kjo normë vjetore e inflacionit të eurozonës është ndër më të lartat në histori, që sipas ekspertëve, do të sjell ndikim edhe te çmimet e produkteve të ndryshme.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Eurostat, agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian, shkruan se shkaku kryesor i rritjes vjetore ishin çmimet e energjisë, të cilat u rritën me 26,0%. Çmimet e konsumit, sipas Eurostatit,  u rritën me 0.4% në dhjetor krahasuar me muajin nëntor.

Rritja e normës vjetore të inflacionit të eurozonës është tregues i rritjes së çmimeve në nivel global, ndërsa ekonomitë po rimëkëmben nga pandemia Covid-19. Për ekspertët ka një rritje të kërkesës së konsumatorëve dhe ndërprerjeve të zinxhirit global të furnizimit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rritja e inflacionit ka ngritur kambanat e alarmit për Bankën Qendrore Evropiane. Guvernatori i Bankës së Francës dhe anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane François Villeroy thanë se qëndrojmë shumë vigjilentë për rastin e rritjes së inflacionit, ndërsa kanë besim se inflacioni duhet të ulet gradualisht gjatë vitit.

Sipas ekspertëve të financës, objektivi i Eurozonës për normën e inflacionit është në 2 përqind, ndërsa do të normalizonte edhe politikat monetare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *