Bota

Ambulancat në radhë për të futur pacientët me Covid-19,mjekët: Nuk i shërojmë dot

ITALI- Ambulancat janë vendosur në radhë në spitalet italiane. Mediat italiane raportojnë se numri i të infektuarve me covid-19 po shkakton kaos në oborret e spitaleve, ku ambulancat shihen në radhë për të futur pacientët. Nga ana tjetër, mjekët shprehen të shqetësuar, pasi ka shumë fluks dhe nuk i shërojnë dot.

“Ka shumë fluks, nuk i shërojmë dot të gjithë”,-tha një mjek.

Lexo më shumë  SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 16.5 miliardë dollarë për vendet e Lindjes së Mesme

Përpara spitalit ndodheshin 14 autoambulanca, të cilat qëndruan në radhë për orë të tëra para zonës së urgjencës. Situata më problematike paraqitet në Jug të Italisë, me Napolin dhe Palermon që numëron numrin më të madh të të infektuarve.

“Shpresojmë që ky pik të zgjasë vetëm disa ditë. Situata pritej e tillë, kishim festat dhe njerëzit janë mbledhur me të afërmit e koncertet kanë qenë më të shumta. Shpresojmë të kemi prekur kulmin, por shifrat nuk tregojnë se rënia e rasteve ka filluar”, -u shpreh një nga mjekët.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *