BallinaLajme

Kosovë/ Për tre muaj humbën 60 mijë vende pune

Pandemia në vendin tonë goditi drejtpërdrejt edhe punëtorët.

Në bazë të statistikave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , për vetëm tre muaj të kohës së pandemisë në vendin tonë kanë humbur 60 mijë vende pune.

Njohësit e ekonomisë, profesorët universitar, Musa Limani dhe Bedri Statovci në intervistë për RTV21 thonë se kjo është alarmuese.

Limani thotë se numri i qytetarëve të papunë në vendin tonë do të vazhdoj të rritet.

“Pandemia ndikoj që shumë biznese të largojnë punëtorët e tyre nga puna. Unë mendoj se janë mbi 60 mijë vende të punës që kanë humbur, por edhe nëse është kaq nuk është aspak mirë sepse 60 mijë familje kanë mbetur pa burim kryesorë”, thotë Limani, duket shtuar se ky problem do të vazhdoj të rritet.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Ndërsa profesori Bedri Statovci thotë se tek këto statistika nuk janë përfshirë të gjithë të papunët.

“Unë mendoj se numri i të papunëve është edhe më i lartë, e kam fjalën tek bizneset të cilat janë familjare të paregjistruara, për shkak të pandemisë edhe ata janë keq, bujqit, zanatlitë, ka shumë, të cilët enti i statistikave nuk ka arritur t’i regjistroj”, thotë Statovci.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Sipas profesorit Limani, Qeveria duhet të siguroj votat për aprovimin e buxhetit për vitin 2021.

“Duhet të gjej formën që të rikthej punëtorët në punë, e poashtu të gjitha bizneseve të cilët i kanë larguar puëntorët në pamundësi të i paguaj, Qeveria duhet t’i mbështesë me lehtësira me instrumentet e politikës kreditore”, thotë Limani.

Ndërsa sipas Statovcit, duhet të hudhet një sasi e parave në qarkullim sidomos tek bizneset e vogla dhe të mesme.

Deri më tani, rreth 1 miliard euro humbje mendohet se pësuan bizneset gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë. 

YouTube player