BallinaBota

Trump mund të burgoset?

Donald Trump do të ecë nëpër oborrin e Shtëpisë së Bardhë për herë të fundit në mesditën e 20 janarit, ku do të hipë në një helikopter dhe do të largohet. Mandati do t’i përfundojë, por ka mundësi të ballafaqohet me ndjekje penale për veprimet e kryera para marrjes së detyrës. Por, a mund të shpëtojë ai?

Për katër vitet e fundit, Trump është mbrojtur nga çdo formë e ndjekjes penale përmes një memorandumi nga Ministria e Drejtësisë, e cila i jep presidentit aktual një lloj imuniteti. Por në momentin që largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe helikopteri “humbet në re”, ky rregull do të pushojë së zbatuari.

Lexo më shumë  Njihuni me gratë që mbrojnë leopardët e borës në Indi

Sipas The Guardian, Prokurori i Qarkut në New York, Cyrus Vance po heton në mënyrë aktive marrëdhëniet e biznesit të republikanit para dhe gjatë presidencës. Vance në mënyrë të përsëritur theksoi se vuri re “sjellje të gjerë dhe afatgjatë kriminale në organizatën e Trumpit”.

Vlen të përmendet se një hetim i madh tashmë ka përfunduar, në të cilin ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen u dënua. Gjatë gjyqit, ai pranoi se Trump bleu “heshtjen”e tij.

Ai gjithashtu tha se ishte Trump që e bindi të merrej me gjëra të tilla. Kjo çështje është mbyllur zyrtarisht, por mund të hetohet përsëri pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

E gjithë kjo mund të jetë një detyrë e madhe për administratën e presidentit në ardhje, Joe Bidenit. Përveç kësaj, lind një pyetje e rëndësishme: A duhet të hetohet Trumpi dhe a mund të ndiqet penalisht për shkelje të ligjit para dhe gjatë presidencës?

Lexo më shumë  Kush është italiani që dyshohet se ka marrë pjesë në "Sarajevo Safari"?

Duket se gjithçka do të vendoset nga pasardhësi i tij, Biden. Por nëse presidenti i ri nuk e kursen Trumpin, do të jetë një precedent në Shtetet e Bashkuara, sepse deri më tani asnjë president nuk i ka bërë diçka të tillë paraardhësit të tij.

Edhe kur ata patën mundësinë të dënonin paraardhësin e tyre, ata vendosën të mos e bënin këtë sepse nuk dëshironin të përqendroheshin në të metat e tyre, por në krijimin e një të ardhmeje më të shëndetshme. 

Rruga Press

YouTube player