Lajme

Ishte në burg, Kurti tregon për festën e gardianëve serbë ditën e sulmeve të 11 shtatorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ditën e 11 shtatorit të para 20 viteve, kur ndodhën sulmet e cilësuara si terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sulmeve.

“I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11 shtatorit 2001. I kisha kaluar 2 vjet e 4 muaj e gjysmë nga 15 vjet burg sa më patën dënuar”, shkruan Kurti.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Tutje, ai tha se “Këto sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndryshuan rrjedhën e historisë dhe kuptimin e kësaj date, e cila do të jetë përgjithmonë përkujtim i jetëve të humbura, por edhe i rëndësisë së guximit dhe trimërisë përballë fatkeqësive”.

“Sot përkujtojmë 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse që na tronditën të gjithëve, nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e 2977 viktimave të pafajshme dhe mbarë kombin amerikan. Kosova bashkëndjen thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleat historik dhe i pazëvendësueshëm i Kosovës”, shprehet Kurti.

Lexo më shumë  Vizitën e parë jashtë Shqipërisë, Vlora Hyseni e ka pasur 10 ditë në Serbi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *