Hyrja për në Kuvend është kthyer në një “pasarelë mode”
Ka nisur sot legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë, ku nuk kishte si të mos merrte vëmendje veshja e politikanëve.
Disa prej zonjave deputete u shfaqën me kostume, por ka disa prej tyre që guxuan me ngjyrat si Grida Duma dhe Mesila Doda apo dhe me kombinimet si Monika Kryemadhi. Ndërsa deputetët kanë zgjedhur si gjithnjë kostumet serioze në ngjyra të errëta.
Tashmë është kthyer në normalitet që politikanët shqiptarë kujdesen deri në detaje për imazhin e tyre. Për të mos folur pastaj për çmimet e veshjeve dhe aksesorëve që mbajnë në trup, apo për makinat me të cilat lëvizin.
Sikur të ishin kaq të kujdesshëm dhe detajistë edhe për punën për të cilën u votuan…
Rruga Press