Lajme

Ç’janë spitalet modulore, si u vu në punë mes kritikave ai i Tetotës që u shkrumbua nga flakët

Tragjedia në Tetovë që u ka marrë jetën të paktën 16 persona nuk ka ende një autor, ndërsa mediat vendase kanë nisur shkrimet investigative.

Alsat Shkruan se spitali modulor që u përfshi nga flakët kishte gabime në ndërtim dhe nuk duhej të ishte vënë në përdorim. Më 15 prill të këtij viti, në media doli lajmi se spitali modular në Tetovë u konstatua se kishte një gabim në ndërtim dhe kompania kontraktore duhet të kishte bërë korigjimet e nevojshme.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës.

Spitalet modulare nisën të praktikohen në Maqedoninë e Veriut pas shfaqjes së pandemisë Covid-19, si mundësi për të zmadhuar kapacitetet e shtretërve për trajtim të pacientëve. Shumë qytetarë i kanë kritikuar këto objekte modulare, duke thënë se nuk janë të sigurta, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën, më 04.09.2021 deklaroi se vendosja e kontejnerëve, është më pak e kushtueshme.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

“Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj. Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjta ndërsa këto janë modele efikasitetit energjetik”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Më 19 Prill të vitit të kaluar, Pressing TV njoftoi se ndërtimi i spitaleve modulare u vonua për rreth 6 muaj, ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, premtoi se spitalet modulare do të ndërtoheshin deri në gusht. Por ato nuk u ndërtuan gjatë asaj periudhe. Ndërtimi i tyre filloi rreth nëntorit në pikun e valës së dytë të COVID-19. Kompania “Brako” kishte paguar tashmë për shumicën e instalimit të spitaleve modulare dhe pajisjet e tyre, përmes një llogarie speciale për menaxhimin urgjent të COVID-19 të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale. 3.62 milion euro janë transferuar tashmë tek kjo kompani.

Kur u shfaqën problemet në ndërtim, kompania “Brako”, u tha mediave se ata e kanë kryer punën e tyre dhe që këtej e tutje nuk e dinë se cili është problemi.

“Po, ne kemi bërë të gjithë punën tonë dhe ka kohë. Nuk kemi asnjë informacion pse nuk është vënë ende në punë,”- tha kompania “Brako”.

Në atë kohë, të gjitha mediat bënin thirrje se këto spitale, sidomos ai në Tetozë nuk duhet të vihen kurrë në përdorim, por Ministria e Shëndetësisë këmbëngulte.

“Megjithëse që nga muaji mars ne kërkuam që të na jepet një leje për komisionimin e spitalit modular në Tetovë, sepse ne i kemi kryer të gjitha detyrat tona si Spital Klinik në Tetovë, kjo nuk ndodhi, pranimi teknik ende nuk është bërë, do të thotë dhënie çelësat për komisionimin në funksion të spitalit modular,”- tha Artan Etemi, drejtor ekonomik në Spitalin Klinik të Tetovës për portalin Portabl.mk.

“Në përputhje me kontratën dhe detyrimet e saj, spitali modular i vendosur në oborrin e Spitalit Klinik të Tetovës, është vendosur plotësisht brenda kohës së caktuar, dorëzimi i inventarit, mobiljeve dhe të tjerëve është kryer më 09.03.2021, nga komisioni ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe MPPS,”- shtonte Ministria e Shëndetësisë.

Spitalet modulare tashmë janë instaluar dhe pajisur në qytetet Gjevgjeli, Strumicë, Kumanovë, Kërçovë, Strugë, Gostivar, Shtip, Veles, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadarci, Koçan, Shkup, Kozle dhe Dibër. A rrezikojnë të tjerë pacientë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *