Sot pranohen në auditore, Zv. Rektori i Universitetit të Korçës: Do vaksinohen
Zv.rektori i Universitetit “Fan S. Noli” ka pranuar ditën e sotme edhe studentët e pa vaksinuar por duke theksuar se në ditët në vijimë duhet të marrin të paktën dozën e parë të vaksinës që të ndjekin vitine ri akademik.
I pyetur se nëse rektorati po shkelte urdhërine Ministrisë së Arsimit Zv. rektori Artur Adili është përgjigjur se “nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do t’i udhëzojmë për t’u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.”
Disda prej studentëve janë kundër vaksinimit me detyrim por gjithashtu një pjesë e vogël e tyre janë vaksinuar për mos të humbur vitin e ri akademik. Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.
Rruga Press